Gostivar, Taravari: Situata me pandeminë stabile

Është rritur në 30 numri i të infektuarve në rajonin e Gostivarit. Gjatë 24 orëve të fundit epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me korona virus në rajonin e Gostivarit, përkatësisht një banor i Komunës së Vrapçishtit ka rezultuar pozitiv gjatë testimit.

Sipas informatave të shtabit ndër-komunal të krizës në Komunën e Gostivarit janë 14 raste aktive, në ate të Vrapçishtit 13 dhe në Mavrovë, Rostushe 3 raste aktive.

Në mledhjen e 18 të shtabit, kryetari Arben Taravari theksoi se situata në Gostivar vazhdon të mbetet stabile me pandeminë nga “Covid 19”, por apeloi që qytetarët të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve.

Kryetari Taravari sqaroi se ekipet mobile në Gostivar vazhdimisht janë në terren dhe bëjnë kontrolle se sa respektohen masat nga qytetarët dhe kafeteritë.

Që nga fillimi i pandemisë, në të tri Komunat në rajonin e Gostivarit, janë kryer 474 teste, prej të cilave 51 persona kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19”, prej të cilëve 24 janë në Gostivar, 22 në Vrapçishtë dhe 5 në Mavrovë dhe Rostushë.

Si pasojë e infektimit me “Covid-19”, kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa janë shëruar 18 pacient.