Ministri i mbrojtjes i Bullgarisë ka njoftuar se vendi i tij nuk do ta furnizojë më me armë Ukrainën.
Kjo thekson kundërshtimin e qeverisë së re bullgare ndaj mbështetjes së BE-së për Ukrainën – kryeministri i ri Rumen Radev, i cili fitoi me një fitore të thellë në muajin prill, ka kundërshtuar armatosjen e Ukrainës prej vitesh, duke bërë thirrje në vend të kësaj për “zgjidhje diplomatike”.
“Ne e kemi bërë tashmë të qartë se lufta në Ukrainë nuk do të zgjidhet në fushëbetejë”, tha për gazetarët sot ministri i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, raporton skynews.
“Ajo që po shohim është një luftë e konsumimit, dhe pavarësisht sa shumë armë grumbullohen, rezultati i vetëm është humbja e jetëve njerëzore”, deklaroi Stojanov gjersa shtoi se Ukraina ka nevojë për “më shumë njerëz, jo më shumë armë”.
“Ata kanë mjaft armë, prandaj ne nuk parashikojmë të furnizojmë më armë për ushtrinë ukrainase,” pohoi ai.
Bullgaria nuk është një furnizues i madh armësh për Ukrainën, por qeveria e mëparshme kishte miratuar disa paketa ndihme ushtarake gjatë rrjedhës së luftës.



