Netanyahu përgatiti avionët për luftë/ Trump: Do mbetesh vetëm nëse bombardon…

Donald Trump e paralajmëroi Kryeministrin e Izraelit se mund ta gjente veten ‘duke luftuar i vetëm’ nëse do të kthehej në luftë me Iranin.

“I thashë, ‘Bibi, më mirë të jesh i kujdesshëm, ose do të mbetesh vetëm shumë shpejt’, i tha Presidenti i SHBA-së Benjamin Netanyahut në një telefonatë, 100 ditë pas fillimit të konfliktit.

Ndërsa Irani lëshoi valë raketash mbi Izraelin të gjithë sytë ishin mbi avionët luftarakë izraelitë që përgatiteshin për hakmarrje. Dy zyrtarë izraelitë thanë se Netanyahu po përgatitej për valën më të madhe të sulmeve ndaj Iranit që nga prilli, me dhjetëra objektiva të ndjeshëm që do të bombardoheshin.

Prapa skenave, Trump e telefonoi Netanyahun të dielën në mbrëmje dhe i kërkoi të mos kundërsulmonte, tha një zyrtar amerikan. Ndërsa kryeministri izraelit këmbënguli se “duhet të vendosej një vijë të kuqe”, Presidenti refuzoi të jepte miratimin përfundimtar.