Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të shpallin “fitoren totale” ndaj Iranit brenda dy javësh.
Komentet e presidentit amerikan vijnë vetëm disa orë pasi Irani dhe Izraeli ranë dakord të ndalin përshkallëzimin më të rëndë të dhunës mes tyre që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në prill.
“Kemi qenë një ekip shumë i fortë dhe mendoj se po e fitojmë atë betejë, por do ta fitoni vërtet gjatë dy javëve të ardhshme, kur të shpallim fitoren totale”, tha Trump gjatë një tubimi në mbështetje të senatorit Lindsey Graham, një aleat i ngushtë republikan.
“Do të jetë një fitore totale. Do të ndodhë shumë shpejt dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm”, shtoi ai.
Më herët gjatë së hënës, Irani njoftoi se do t’i japë fund sulmeve ndaj Izraelit, por paralajmëroi një përgjigje “shkatërruese” nëse operacionet ushtarake izraelite në Liban vazhdojnë. (A2 Televizion)



