Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara. Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, shkroi Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV-ja prin me 42.91 për qind.



