“I kemi paguar” – qytetarët përballen sërish me gjoba të vjetra

Në redaksinë e Alsat kanë arritur ankesa nga qytetarë të cilët thonë se po pranojnë dokumente për pagesën e gjobave të trafikut, ndonëse pretendojnë se i kanë paguar në të kaluarën. Nga Ministria e Punëve të Brendshme pranojnë se raste të tilla mund të ndodhin. Sipas MPB-së, ri-evidentimi i gjobave të paguara mund të jetë rezultat i mosrespektimit të udhëzimeve të përcaktuara në procesverbal ose i plotësimit të gabuar të fletëpagesës.

“Deri te ri-evidentimi i gjobave tashmë të paguara mund të vijë nëse nuk respektohen rregullat e përcaktuara në udhëzimin juridik të procesverbalit, përkatësisht nëse fletëpagesa është plotësuar gabimisht”
*Deri te rievidentimi i gjobave të paguara mund të vij nëse fletëpagesa është plotësuar gabimisht – MPB.

Institucioni njofton se deri në këtë moment nuk ka pranuar ankesa zyrtare lidhur me raste të tilla. Megjithatë, qytetarët që konsiderojnë se bëhet fjalë për gabim teknik ose administrativ mund të paraqesin ankesa në çdo stacion policor.

“Ekziston afat ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili duhet të dorëzohet brenda tetë ditëve nga dita e hapjes së procesverbalit” – MPB.

Nga MPB shtojnë se qytetarët që aktualisht gjobiten nuk kanë nevojë të paraqesin dëshmi për pagesën në rast se fletëpagesa është plotësuar sipas udhëzimeve të përfshira në procesverbal. /Alsat.mk