Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, ka komentuar për herë të parë publikisht vendimin e drejtuesve të klubit për t’u ndarë nga trajneri Arne Slot.
Trajneri holandez, Slot, u shkarkua para disa ditësh nga drejtuesit e Liverpoolit pas një sezoni, ku mbeten pa trofe dhe ishin rrezik deri në fund për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në vend të tij është emëruar ish-trajneri spanjoll i Bournemouth, Andoni Iraola, por largim i Slot nuk është pritur mirë nga disa lojtarë të Reds, ku njëri nga ta është Gakpo.
“Është turp që trajneri është shkarkuar. Sidomos kaq shpejt pas sezonit ku kishim luftuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht sulmuesi holandez.
“Por po, kjo… besoj se klubi lëshoi një deklaratë në lidhje me këtë me shpjegimin në të. Nuk mendoj se dikush, ndonjëri prej lojtarëve e parashikoi këtë”.
“Sigurisht që ndodhi, por përveç kësaj, mendoj se shumë nga lojtarët tanë në klub po punojnë gjithashtu drejt Kupës së Botës tani. Duhet ta lëmë mënjanë”.
“Sigurisht që i kisha dërguar një mesazh për ta falënderuar për dy vitet e kaluara dhe sigurisht për kulmin e sezonit të kaluar”, përfundoi Gakpo.
Gakpo ishte titullar i rregullt në sezonin e dytë të Slot në Anfield, por shënoi vetëm nëntë gola në 52 ndeshje, rekordi i tij më i keq në një sezon të plotë me Liverpoolin.
Ka zëra rreth të ardhmes së Gakpos te Liverpooli pas largimit të Slot, por klubi nuk ka gjasa të miratojë shitjen e tij përpara se të nënshkruajë me të paktën dy anësorë të rinj.




