Zemra e gjelbër në Mitrovicë ngjyroset me të kuqe, arrestohet kryesuesi i Kuvendit Komunal

Kryesuesi i Kuvendit Komunal i Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhaq, është arrestuar të premten pas pakënaqësive që ai bashkë me kryetarin e komunës, Milan Radojeviq, e ish-deputetin Nemanja Bishevac, shprehën për mbishkrimin “Unë e dua Mitrovicën”, raportoi Kossev.

Kuvendi komunat në maj pati votuar për largimin e mbishkrimit që është i shkruar në anglisht në qendër të qytetit. Mbledhja qe përcjellë me tensione e përplasje në sallën e kuvendit.
E, të premten “Kossev” ka publikuar video nga atje ku pas argumenteve mes të treve e pjesëtarëve të Policisë, Zaporozhav ngjyros me të kuqe zemrën në mbishkrim që mban ngjyrën e gjelbër.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe e ka dërguar në stacion policor Zaporozhavin.

Mbishkrimi që në shqip do të thotë “Unë e dua Mitrovicën” është vendosur më 2 tetor 2025 pasi ishte larguar mbishkrimi i mëparshëm në alfabetin cirilik. Në të u vendos një zemër e gjelbër dhe stemë e re komunale, që përfaqësojnë qytetin e minatorëve.

Mbishkrimi u vendos në kohën sa qyteti udhëhiqej nga kryetari Erden Atiq.