Nikolla Gruevski dikur akuzonte rregullisht kundërshtarët e tij politikë se bashkëpunonin me faktorë të huaj dhe me ambasadorë perëndimorë për të rrëzuar qeverinë e tij “legjitime” dhe për të shitur interesat kombëtare.
Sot Edi Rama po e bën të njëjtën. Ai i etiketon protestuesit si pjesë të një lufte hibride kundër Shqipërisë, duke pretenduar se qarqe të caktuara po shfrytëzojnë pakënaqësitë e qytetarëve për interesa të shteteve të huaja.
Kjo është një taktikë klasike e liderëve autokratikë të cilët e paraqesin veten si viktima të komploteve të huaja dhe njëkohësisht e paraqesin veten si mbrojtës të vetëm të shtetit nga armiqtë e jashtëm.
Por epoka e autokratëve në Ballkan po shkon drejt fundit dhe besoj se këtë e ka kuptuar edhe Rama.
*Status fejsbuku i analistit Florian Nesimi



