Ministria e Jashtme: Thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE është i dobishëm dhe i favorshëm për të dyja palët

Screenshot

Të mërkurën, zëdhënësja e  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning tha në një konferencë të rregullt për shtyp se thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE, është i dobishëm dhe i favorshëm për të dyja palët.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-BE, Mao Ning deklaroi se thelbi i marrëdhënieve është i dobishëm dhe i favorshëm për të dyja palët, dhe ne po monitorojmë nga afër zhvillimet përkatëse nga ana e BE-së. Ne gjithmonë kemi besuar se çështjet ekonomike dhe tregtare duhet të zgjidhen siç duhet përmes dialogut dhe komunikimit. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që pala e BE-së të mund t’i përmbahet parimeve themelore të një ekonomie tregu, siç janë tregtia e lirë, konkurrenca e drejtë dhe bashkëpunimi i hapur, si dhe të shmangë masat proteksioniste.