Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi Rusia nisi një sulm të madh gjatë natës në qytete anembanë Ukrainës.
Gjashtë persona u vranë në Dniepër dhe 36 u plagosën pas sulmeve në orët e para të së martës. Katër persona u vranë në Kiev dhe të paktën 51 u plagosën – me 35 prej tyre në spital, thanë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dy pallate shumëkatëshe në qytet ishin goditur dhe ka frikë se njerëz janë bllokuar nën rrënoja.
Moska javën e kaluar paralajmëroi se do të nisë “sulme sistematike” ndaj Ukrainës në përgjigje të një sulmi me dron muajin e kaluar në një konvikt në rajonin Luhansk të Ukrainës, i cili është nën kontrollin rus, i cili vrau 21 persona. /Klankosova.tv



