Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka arritur marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregut amerikan dhe atij botëror me sasi të mëdha të naftës dizel, me synimin për të ulur çmimet.
Sipas Trumpit, Rusia do të dërgojë menjëherë mbi 300 mijë tonë dizel, ndërsa në nëntor parashikohet furnizimi me 500 mijë tonë të tjerë. Më pas, pritet të pasojnë edhe një milion tonë, si dhe deri në tre milionë tonë shtesë, në varësi të kapaciteteve të rafinerive ruse.
Trump pretendon se çmimet e dizelit po bien me ritme të shpejta dhe thekson se furnizimi më i lirë është i rëndësishëm për fermerët, blegtorët dhe transportuesit.
Njoftimi u bë përmes platformës së tij „Truth Social“. Megjithatë, ndikimi i plotë i marrëveshjes në çmimet ndërkombëtare do të varet nga realizimi i furnizimeve dhe zhvillimet në tregun e energjisë.



