Ditë historike për Shkëndijën e Haraçinës! Sot ndeshja vendimtare për tu ngjitur në Ligën e Parë të futbollit

Sot pasdite nga ora 16:30, në Kavadar dhe Manastir luhen dy ndeshjet e barazhit që do të vendosin se cilat ekipe do të garojnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë Maqedonase të Futbollit.

Ndeshja më e pritur është ajo në Kavadar, ku Pelisteri përballet me Shkëndijën e Haraçinës, befasia më e këndshme e Ligës së Dytë këtë sezon. Haraçinasit vijnë me moral të lartë dhe me kujtime të bukura nga Kavadari, ku pikërisht një vit më parë fituan barazhin dhe siguruan ngjitjen. Sot synojnë historinë, plasimin e parë ndonjëherë në elitën e futbollit në vend.

Në Manastir luajnë Brera dhe FK Skopje, ku strumicasit vijnë si favorit pas fitores 6-0 ndaj Shkupit në ndeshjen e fundit të kampionatit.