Sllovenia ka filluar të kthejë mbrapsht personat e diplomuar për mjekësi në Universitetin “Goce Delçev” të Shtipit, duke alarmuar për paaftësi të skajshme profesionale të këtij kuadri.
Lajmin e ka shpërndarë profesori Dejan Trajkovski një intervistë të realizuar nga portali “Za se” me gazetaren Mende Toçi, ku flet specialisti anesteziolog, Ivan Kostadinov nga Koçani, i cili për shkak të korrupsionit, nepotizmit dhe pamundësisë për t’u punësuar me vendim të rregullt pune në Maqedoni, është shpërngulur në Lubjanë të Sllovenisë.
Kostadinov zbulon informacione tronditëse se si një drejtor i spitalit të Koçanit ka marrë ryshfet për punësimin e mjekëve, për profilin e mjekëve që kryejnë universitetin e Shtipit, si dhe për faktin se sa larg standardeve evropiane ndodhet shëndetësia maqedonase, transmeton INA.
Sipas informacioneve të shpërndara, autoritetet sllovene i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut për të tërhequr vërejtjen mbi cilësinë e dobët që prodhon ky fakultet i mjekësisë, mirëpo nga pala maqedonase nuk ka pasur asnjë reagim.
“Ata që do të na i kthejnë, më pas do të punësohen nëpër spitalet tona dhe do të mund të demonstrojnë vetëm arrogancë, pasi njohuri as që kanë. Për herë të parë kanë parë pacient të gjallë pasi kanë diplomuar dhe janë punësuar! Ajo marrezi nga fakultet duhet të mbyllet urgjentisht që të mos shkaktojë më dëme. Por, çfarë do të bëjmë me atë kuadër skarco që kanë prodhuar deri më tani? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë arsimore dhe shëndetësore?” – shkruan profesori Trajkovski, duke bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të kësaj çështjeje nëse dëshirohet rritja reale e cilësisë në arsim.(INA)
Në videon e publikuar flet mjeku specialist anesteziolog, Ivan Kostadinov





