Një 21-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut është dënuar me 15 vjet burgim në Austri për komplotin për sulm xhihadist në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë më 2024.
I dënuari i cili nga mediat maqedonase është identifikuar si Beran A. po ashtu ka pranuar edhe vepra të tjera të lidhura me terrorizmin, përfshirë sulmin në Mekë, raportoi BBC.
Ai ishte arrestuar pas një informacioni nga CIA para tri koncerteve të Swiftit që planifikoheshin atëkohë. Të tri ngjarjet ishin anuluar menjëherë.
Prokurorët patën thënë se Beran A. ishte radikalizuar dhe ishte lidhur me një grup xhihadist të Shtetit Islamik. Ata thanë se ai ishte përpjekur, por nuk ia kishte dalë, të blinte armë ilegalisht.
Beran A. dhe një tjetër 21 vjeç nga Sllovakia ishin gjykuar për pjesëmarrje në një grup ekstremist, megjithëse ky i fundit s’ishte gjykuar për pjesëmarrje në komplotin në koncertin e Swiftit.
Prokurorët kanë thënë se të dy ishin fajtorë në planifikimin e sulmeve në Mekë dhe disa qytete të tjera.



