Një incident serioz është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Rumani, pasi një dron rus u përplas në një ndërtesë banimi në qytetin Galați, pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar zjarr dhe panik tek banorët. Sipas raportimeve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi se objekti ajror dyshohet të jetë pjesë e sulmeve ruse me dronë të zhvilluara gjatë natës ndaj objektivave ukrainase pranë lumit Danub. Incidenti ka ngritur menjëherë alarmin në Bukuresht, ndërsa presidenti rumun ka kërkuar shpjegime urgjente nga ambasadori rus.
Ngjarja konsiderohet veçanërisht sensitive, pasi Rumania është vend anëtar i NATO-s dhe çdo shkelje e hapësirës së saj ajrore shihet si kërcënim për sigurinë rajonale. Aleanca Veri-Atlantike reagoi duke dënuar atë që e quajti “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”, ndërsa autoritetet rumune kanë shtuar masat e sigurisë në zonat kufitare.
Rajon-Botë Dron rus godet një bllok banimi në Rumani, NATO reagon me alarm



