Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partitë opozitare të Kosovës po garojnë në kushte të pabarabarta zgjedhore.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet, po shfrytëzon “qindra miliona nga buxheti i shtetit” dhe taksat e qytetarëve në përpjekje për të ndikuar te votuesit.
“Është hera e tretë që ne si parti politike jemi në garë komplet të pabarabartë, sepse kemi Lëvizjen Vetëvendosje që është aktualisht në qeveri dhe po shfrytëzon qindra miliona të buxhetit, taksa të miat e tuajat, në tentativë për të blerë vota. Pavarësisht që ne mundohemi të themi se kjo s’ka efekt, realisht kjo ka efekt dhe kjo është fatura që edhe në dy herët e kaluara ka pasur ndikim, për arsye se jepet në kohën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Bajrami./Klankosova.tv



