S4MM pas një pauze disa mujore që kishte, shumë shpejt pritet të kthehet me një këngë të re, ka njoftuar tetovari me anë të një postim në Instagram.
Në postimin e bërë ai kishte shkruar ‘Shihemi këto ditë’ dhe ndau një pjesë të klipit të ri, e siç ishte paralajmëruar edhe më parë, reperi do sjellë ‘Medelina 2’.
Kujtojmë se kënga e fundit e tij titullohet ‘Mirë se vjen’ dhe ishte publikuar në qershor të këtij viti duke arritur mbi dy milionë klikime në platformën e Youtubes.