Takimi mes qeverisë dhe organizatave sindikale nuk ka mundësuar arritjen e një kompromisi mbi reformën e pensioneve, kundërshtuar që prej më shumë se dy javësh.
“Grevat dhe manifestimet do të vazhdojnë”, njoftoi një zyrtar sindikal në krye të protestave.
“Organizata sindikale e mobilizuar për të kërkuar tërheqjen e reformës së pensioneve kërkoi një ditë tjetër manifestimesh dhe gravash më 9 janar”, njoftoi Philippe Martinez, lider i sindikatës CGT, në përfundim të takimit.
Sindikata reformiste CFDT, sindikata e parë francez, nuk iu bashkua kësaj thirrjeje.