Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, uron të gjithë besimtarët myslimanë.
Në vazhdim ju përcjellim urimin e tij.
“Të nderuar besimtarë myslimanë,
me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Le të shërbejë kjo festë si moment reflektimi, mirëkuptimi dhe afrimi mes njerëzve, duke ruajtur vlerat e humanizmit dhe solidaritetit”, ka shkruar kryetari Thaçi në urimin e tij.





