Kjo është sasia e energjisë elektrike që e harxhon Maqedonia e Veriut brenda një muaji

Në Maqedoninë e Veriut për një muaj qytetarët kanë shpenzuar gjithsej 667 016 MWh energji elektrike, apo më pak sesa sasia e energjisë që ka arritur ta prodhojë vendin në muajin përkatës, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin mars të vitit 2026, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 667 016 МWh energji elektrike, 16.222 mil. nm3 gaz natyror, 289 340 ton qymyr dhe 75 475 ton produkte nafte”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut gjatë muajin mars ka prodhuar 531 062 MWh energji elektrike, apo 79.6 përqind të konsumit.

Në këtë periudhë kemi rënie të konsumit të gazit natyror për 68.1 përqind, ndërsa konsumi i naftës u zvogëlua për 14.7 përqind.