“Nëse duam që shqipja të jetë zyrtare, ajo duhet të zgjidhet me anë të Ligjit për Gjuhen shqipe ( qe do të nenkuptoj te barabarte me maqedonishten) dhe jo me “mundësinë e dhënies së provimit te jurisprudencës në shqip, keshtu eshte shprehur ne nje interviste per televizionin NEWS24 nga Tirana, Fejzi Hajdari analist dhe botues i gazetes Lajm e Lajm TV ne Shkup.
“Të gjitha partitë shqiptare që nga 1991, kanë dështuar në përpjekjet për ta zgjidhur këtë problem”. Faktori politik shqiptar ne Tiranë e Prishtinë, bashkë me ambasadorët e tyre në Shkup, nuk kanë kontribuar në kete drejtim asnjehere por i kane mbeshtetur vazhdimisht partitë shqiptare në qeveri. Ambasadori Meidani, skurse edhe ambasadori Çejku deri dje, benin avokatinë për partinë e atehershme ne pushtet…Funksionarët e lartë nga Tirana, na thoshin se jemi “shtetformues” dhe se “gjuha shqipe eshte zyrtare”, kurse sot kur u konstatua se megjithate nuk eshte zyrtare, e rrjedhimisht as shqiptaret s’jane “shtetformues”, duken shume qesharak ne deklarimet dhe qendrimet e tyre…”, eshte shprehur nder te tjera Fejzi Hajdari per NEWS24.



