Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se ShBA s’do të ketë më një strehë të sigurt në rajonin e Gjirit

Kombet e Lindjes së Mesme “nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane”, tha të martën udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei.

Në një fjalim me shkrim për të shënuar sezonin e haxhit islamik, Khamenei foli për një “rend të ri” që po del për rajonin e Gjirit dhe botën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për keqbërjet e tyre dhe për krijimin e bazave ushtarake në rajon, por dita-ditës, po largohen gjithnjë e më shumë nga statusi i tyre i mëparshëm”, tha Khamenei.
Në mesazh, Khamenei tha se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po “i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre të mjerë”.

Më shumë se 10 javë pasi ai u shpall udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë ose dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.