LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, pse nuk i dorëzojnë dokumentet në Hungari për ekstradimin e Gruevskit. Sipas partisë së Venko Filipçes, pushteti nuk e dëshiron kthimin e Gruevsit pasi që do ta rrezikonte pozitën e Mickoskit në parti.
Ata gjithashtu theksojnë se bëhet fjalë për mbrojtje të vetëdijshme dhe të qëllimshme të ish kryeministrit i cili sipas tyre ishte simbol i krimit, korrupsionit dhe shtetit të robëruar.



