Tramvaji përplaset me një ndërtesë në Beograd, dhjetëra të lënduar

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, një tramvaj doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në orët e para të mëngjesit, duke lënduar disa persona.

Dhjetëra persona kanë paraqitur ankesa për lëndime, ndërsa tramvajet në kryeqytetin serb nuk po funksionojnë dhe bllokime trafiku janë shënuar tashmë në zonën e Dorcol drejt Kalemegdan.

Tramvaji që udhëtonte përgjatë rrugës Dusanova për në Dorcol doli nga shinat në rrethana të panjohura dhe goditi ndërtesën.

Dy gra që ishin në ndërtesë u lënduan lehtë.

Disa ekipe ambulancash dhe policia janë në vendngjarje.

Një hetim është duke u zhvilluar ndërsa të lënduarit po transportohen në spital.

© SYRI.net