Një gazetare e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar një video që tregon momentin kur u dëgjuan të shtëna me armë pranë rezidencës presidenciale.
Selina Wang, nga ABC US, tha se po regjistronte një video për rrjetet sociale nga North Lawn i Shtëpisë së Bardhë kur ndodhi incidenti.
“Sikur të ishin dhjetëra të shtëna me armë. Na u tha të vrapojmë drejt sallës së konferencave për shtyp, ku jemi aktualisht”, ka shkruar ajo në platformën X.
Wang dhe gazetarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë po përgatisnin materiale dhe video pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se një marrëveshje paqeje me Iranin ishte pothuajse e finalizuar, transmeton Klankosova.tv.
“Presidenti Trump ka thënë se një marrëveshje është afër, por palët mbeten ende larg njëra-tjetrës,” thotë Wang në një pjesë të fjalës së saj të publikuar online, ndërsa në fund të deklaratës dëgjohen të shtëna të forta me armë.
Në momentin që thotë fjalën “larg”, Wang bie përtokë, ashtu si edhe personi që po mbante kamerën.



