Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja me Iranin është pothuajse e finalizuar, ndërsa ka bërë të ditur se faza e fundit e negociatave po zhvillohet dhe detajet do të shpallen së shpejti. Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, presidenti amerikan tha se një nga elementët kryesorë të marrëveshjes do të jetë rihapja e Ngushticës së Hormuzit.
“Ngushtica e Hormuzit do të rihapet”, shkroi Trump, duke e cilësuar këtë si pjesë të rëndësishme të memorandumit për paqen lidhur me Iranin.
Trump bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë pozitive” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se diskutimi mes tyre “shkoi mirë”.



