SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Rusi

Shtetet e Bashkuara kanë ndalur përkohësisht angazhimin e tyre në përpjekjet për ndërmjetësim mes Ukraina dhe Rusia, pasi nuk është arritur përparim në procesin diplomatik për përfundimin e luftës.

Deklarata u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se Uashingtoni ishte ndër të paktat palë që kishte kontakt të drejtpërdrejtë si me Moskën ashtu edhe me Kievin.

“Ne ishim të vetmit me të cilët si rusët ashtu edhe ukrainasit ishin të gatshëm të flisnin, prandaj u përfshimë. Fatkeqësisht, kjo nuk solli rezultate. Ky është realiteti”, u shpreh Rubio.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të rikthehen në procesin e negociatave vetëm nëse ndryshojnë rrethanat dhe dinamika e bisedimeve mes palëve ndërluftuese.

“Nëse dikush tjetër dëshiron ta marrë përsipër këtë proces — urdhëroni, me kënaqësi”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni është i hapur që ndërmjetësimi të kalojë te aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Pezullimi i përkohshëm i përpjekjeve amerikane vjen në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon pa shenja të qarta të një marrëveshjeje të afërt paqeje.