Vdes humorisiti njohur, Fadil Gashi

Ka vdekur humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi, duke lënë pas pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi. Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Fadil Gashi ishte i njohur për humorin dhe kontributin e tij në skenën artistike shqiptare, duke fituar simpatinë e publikut ndër vite.