VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani, thotë Kasami

-VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin, tha bashkëkryetar i VLEN, Bilall Kasami në pyetjen nëse është kërkuar largimi i ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, përcjell TV21. Kasami tha se shteti shqiptar vendos për këtë çështje, ndërsa kritikoi punën e Meidanit.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike, të cilat fatkeqësisht po shihet, por megjithatë është punë dhe angazhim që duhet ta vlerësojë shteti shqiptar”, tha Kasami.