Arsim Zekolli, ambassador/analist politik
Mësuam se krahas akronimeve ndryshe, VLEN dinë të bëjë atë që e ka mësuar në BDI. Oportunizmin defanziv.
Mësuam se BDI akronimet i ndryshon, por mendja mbetet e njejta, ajo e Çështjes Shqiptare, si çështje eksulizivisht opozitare, por jo edhe pozitare.
Prandaj, sikur neser VLEN te kaloj në opozitë, do të vepron mu sikur BDI-ja, sot. Me plot zjarr, vrull, flamuj dhe parulla…
Sikur nesër BDI-ja të kthehet në Qeveri, 30 minuta pas uljes në kolltuk, Ali Ahmeti do hapë duart, do ta tund koken majtas, do të ri-aktroj urtësinë “tani, të jemi real, KM Mickoski e ka me rend se gjithë ne, duhet treguar korektesi, të jemi koshient për të mirën e këtij vendi”. Ndërsa Bujari, do të vazhdoj me shkathtësinë që në çdo pyetje të përgjigjet me pyetje dhe aktrimin e “të hutuarit” me retorikat boshe “por unë vërtetë nuk kuptoj, më shpjegoni”.
Burimi i ketij riciklimi fatal që ka futur shqiptarët në një vertigo marramendese dhe drejt alivanosjes kolektive, sipërfaqesisht manifestohet nga çështje politike të anashkaluara, komprometuara nga BDI a.k.a VLEN dhe VLEN a.k.a. BDI, si dhe satelitët përreth, si ASh-ja në të gjitha variacionet.
Bërthama e burimit megjithatë mshefet ca më thellë.
Edhe protesta e djeshme, sikur shumica e protestava apla-jok-apla BDI/VLEN, zhvillohet në hije të raporteve shoqërore te Shqiptarët. Të ndara në tre kategori: sadaka, humanitarizëm dhe sociale.
Sadakaja nderlidhet me logjiken e veprimit të VLEN, bazuar mbi anakroninë mahallore, “duam babën” nënshtrimin, organizimin esnafist dhe përjetimin e udhëheqesit modern me ngjyra Sultan-Veziri që nga balkoni apo nëpër sokak hedh lira e napoleona, mbi kokën dhe qafën e puthadorëve. Ose bën transakcion te autokratit në aktrim mëshirtari. Sadakaja VLEN, është fukarallëk.
Humanitarizmi BDI është një gradë mbi Sadakanë. Një gjysëm-evolucion medresanti në gjysëm-revolucionar Marksizmi që mëshirën nuk e përveteson në emër të vet, por e kamulfon nëpër Organizata. Humanitaristi BDI nuk kontrollon sadakanë direkt, por e ndërlidhë si ekskluzivitet partiak. Dehumanizimi humanitarist BDI është elitizëm ekskluzivist klanor, si imitim atavist i luftës klasore që imponohen nga arivistat para-ideologjik që mbijetojnë si minjtë mes sipërfaqes bashkëkohore dhe nëntokës sulltanate.
Mundesia e tretë për shoqërinë shqiptare është ajo e faktorit social që rreptësisht kontrollohet nga establishmenti maqedonas, si dimenzioni i thellësisë etatiste krahas formave sadaka-humanitariste sipërfaqesore VLEN-BDI. Larg formave moderne te rregullimeve sociale perendimore, socialja maqedonase mbetet në suaza të kuptimit të saj sovjetik. Si forme pro-forma mbi-etnike te ideologjise pseudo-ekumenike socialiste, por e perdorur en-masse per sundim apo përçarje, diferencim socio-ekonomik me synime politike-asimiluese ndaj “etnisë tjetër”.
Këto dallime janë sub-konteksti i energjive shoqërore të diktuara paralelisht (në kundershtim dhe bashkërenditje simultane) të gjitha protestave apo zhvillimeve politike te shqiptarët.
Dhe kjo sërish vërehet në organizimet tona “spontane”.
Përfshirë edhe atë të djeshmen.
Si manifestim kontradiktor, por aq i dukshem dhe mbrapsht-logjikshem, kur ne vijat e para te studenteve qendronin trashegimtart e gjenerates se re, te gjeneratave te vjetra të BDI-së. Prandaj, është bërë sport që pas secilës protests, në kuloaret e bisedave te lira, te behet identifikimi gjeneologjik i prijesve te kapitalizimit te ndryshimeve. Ndersa në anën tjetër të “bagles se ndare ne mes”, me të zëshmit e liderëve VLEN detektonin te BDI ate qe tani me te madhe konstatohet per ata vetë: BDI-a po e bënë sot ate qe deri dje e banim ne, ne dy rastet – profil dhe enface te njejtes BDI.
Por sa më të zëshëm në ulurima dhe sa më të egër në tërheqjen e shqiptareve per dorë e këmbë “kan na dhe kunder tyre”, aq me shumë shpërthen në sipërfaqe mungesa qe i bashkon në hipokrizi. Jo prezenca e trashëgimtarëve gjeneologjikë integristë dhe gerontokracia vlen’iste. Ata janë vetëm manifestim i prezencave reptësisht të kontrolluara.
Ajo që vërehet me sy dhe aq më keq ndjehet me koshience dhe shpirt, është mungesa e fëmijëve nga ‘sokaku Ordan Copella’ ne Shkup, Lagja e Trimave ne Kumanove, “prespnaska” në Tetovë apo secilës ‘ghetto-mahallë’ e rrugicë të lagjeve shqiptare. E përbashkëta e BDI-VLEN nuk është imitimi i dallimeve formale, por koordinimi i ndalimit të shpërthimit në sipërfaqe të fëmijëve pa lidhje gjeneologjike, pa akraba partiakë, me prinder te rendomte, pa “nam cubi”, “famë komandanti” ose “наше детe” te narko kartleve VMRO-LSDM. Kështu krijohet bazamenti mes kysmetit që të jesh përjetësisht “votues” dhe fatit që përjetësisht të jesh “i votuari”
Këta fëmijë, janë vet esenca e diskriminimit ndër-etnik shoven dhe shovenizmit intra-etnik. Aq më keq, izolimi, ngulfatka, diskrimini doppio ndaj këtyre “fëmijëve nga fundi i paralagjes shoqërore” janë dëshmi e kopijimit qorr shqiptar të politikave narko karteleve LSDM-VMRO dhe pseudo djathtist-majtizmeve fallco që kopijohen në mënyrë edhe më brutale dhe pornografike nga imituesit në VLEN-BDI. Favorizimi i “cullave partiakë”, sipas modelit origjinal “наше дете”, definion dhe diagnozon trombozën shoqërore që dikur përshkruante shoqërinë maqedonase, ndërsa sot dyfish më keq përshkruan mbyllje damarave me yndyrësina partiake që pengojnë qarkullimin e gjakut, regjenerimin, evoluimin, përparimi, forcimin dhe shëndetin fizik e mendor të rinisë shqiptare, e tok me ta, edhe të tërë trupit kombëtar shqiptar.
Diku në këto tranzicione, ndodhi ndryshimi i madh. Të cilin nuk e dëshironim. Por na u imponu si shpëtim. Dikur, ishim më të edukuar se sa të arsimuar. Ndërsa sot, jemi më të arsimuar, por jo aq të edukuar. Sipas prijësit, ashtu dhe përcjellësit.





