Kroacia ka miratuar ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata, përcjell TV21. Këtë vendim e ka përshëndetur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
“Në Kroaci është miratuar ligji me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që u krijua me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’u ndihmojë shumë shoferëve profesionistë maqedonas”, ka shkruar Nikolloski në postimin e tij.
Nikolloski shtoi se kjo është rezultat i marrëveshjes së arritur me zëvendëskryeministrin dhe ministrin Oleg Butkoviq në janar të këtij viti.





