Mërgimtari Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.
Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”, raporton Klankosova.tv
“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës”, ka deklaruar ai në Facebook.
Me tone të ashpra, gjuhë fyese e akuza të rënda, Xhylani nuk ka hezituar t’i quajë krerët e UÇK-së,“palaço komandira”, ku e përmend në formë përqeshëse edhe vëllain e Dautit, Ramush Haradinajn.
“O Daut Haradinaj, çka po të dukemi na ty si popull? A? Mos po menon naj parti e juaja, apo e atij Ramuçit apo naj komandiri tjetër, si palaço komandira që jeni, pa pikë nderi pa pikë morali. Pra ne nuk e paskemi të drejtën me ju sha?”, thotë ai, transmeton Klankosova.tv
Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.
“O Daut të kesh kujdes, se gjërat kanë ndryshuar, e po ta jep një besë të zotit se janë disa djem të përgatitur shumë fort që janë të gatshëm për sakrificë. Kështu që leje popullin në vuajtjet e veta…. ki mu përgjigj me kanun”, thotë ai.
Xhylani s’është i vetmi. Ka dhjetëra si ai, që kanë komentuar e vazhdojnë të reagojnë me epitete nga më të ulëtat në drejtim të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Në profilin e tij, duke nisur nga fotografia e llogarisë në Facebook, del se është mbështetës i Albin Kurtit dhe partisë së tij, VV-së. /Klankosova.tv



