Moti sot me shi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 24 gradë celsius.

Deri në fund të javës moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha diellore.