Detaje nga vrasja në Bojanë: 19-vjeçari i rrëfen babait se vrau shokun 18-vjeçar

Më datë 17.05.2026, rreth orës 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 19-vjeçarin M.B., nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ky arrestim erdhi pasi babai i tij, I.B., raportoi në linjën emergjente 192 se djali i tij i kishte rrëfyer vrasjen e 18-vjeçarit B.D. nga po i njëjti fshat, ngjarje e cila kishte ndodhur dy ditë më parë, më 15.05.2026, me armë zjarri në një pyll pranë fshatit Saraj. Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari u shoqërua në stacion, ndërsa u gjetën trupi i pajetë i viktimës dhe pistoleta me të cilën u krye krimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.B. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.