Ka filluar edhe tërheqja e fundit e barakave, në Kumanovë tek vendi i quajtur “Taksistat”. Ky aksion po zhvillohet nën ispektimin e organeve kompetente komunale dhe disa policëve të cilët po e ndjekin rrjedhën e punimeve. Të përkujtojmë se paralajmërimet për tërheqjen e barakave nga autoritetet komunale janë të mëhershme, por që aksioni i njëjtë tanimë për disa vite është zvarritur kot së koti. Për këtë zvarritje, autoritet komunale asnjëherë s’janë prononcuar zyrtarisht, ndërkohë që i njëjti aksion në pjesën qytetit të banuar me maqedonas, që moti ka përfunduar./Albion Memeti







