Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 116.
Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 125.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta këtë numrin 128.
Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129.
Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.



