E sulmoi inspektorin e shërbimeve publike, arrestohet gjakovari

Një person është arrestuar në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor të shërbimeve publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarit i cili po kryente detyrat e tij zyrtare në momentin e incidentit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.