Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Drejtoria për Punë Hidrometeorigjike njofton se sot moti do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në shumë vende të vendit.

Sipas parashikimit të DPHM-së, lokalisht pritet që këto procese të jenë më intensive në formë të stuhisë, me rrebeshe më të rrëmbyeshme shiu (mbi 20 litra për metër katror), erë të fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshërit.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimalja e ditës do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura do të lëvizë nga 10 deri në 21 gradë.