Një veturë e taksitë në Maqedoninë e Veriut mesatarisht lëviz mbi 30 mijë kilometra në vit

Në Maqedoninë e Veriut gjatë një viti një veturë e taksitë lëviz mesatarisht 30 352 kilometra, apo mesatarisht 83 kilometra në ditë. Për një vit ne auto-taksi kanë udhëtarë mbi 18 milionë udhëtarë, transmeton Portalb.mk.

“Me 1982 automjete janë realizuar gjithsej 60 158 000 kilometra, prej cilave 53 418 000 në transportin urban, ndërkaq në transportin mes qyteteve janë realizuar  6 740 000 kilometra”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Mbi 16 milionë e udhëtarëve janë në transportin urban.

Auto-taksitë më së shumti përdorin naftë, autogaz dhe më së paku benzinë.