VLEN: Ligji i ri për lojërat e fatit është për mbrojtje të familjes

“Për herë të parë pas shumë vitesh, shteti po vendos interesin e qytetarëve para interesit të industrisë së kumarit”, thonë nga VLEN. Sipas tyre, “qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të vendosur rend, përgjegjësi dhe mbrojtje reale për familjet, të rinjtë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”.

“Ligji i ri për lojërat e fatit nuk është thjesht një masë kundër kazinove. Ky është një ligj në mbrojtje të familjes shqiptare dhe të çdo qytetari që për vite me radhë ka parë sesi kumari ka shkatërruar ekonomi familjare, ka cenuar të rinjtë dhe ka depërtuar pranë shkollave e lagjeve tona”.

“Përmes këtij ligji, po ndërtojmë një sistem ku mbrohen: familjet nga varfërimi dhe borxhet; të rinjtë nga varësia dhe degradimi social; ekonomia familjare nga shkatërrimi financiar; shkollat dhe hapësirat edukative nga ndikimi i industrisë sëkumarit; si dhe rendi moral e shoqëror që për vite është cenuar nga përhapja e pakontrolluar e lojërave të fatit”.

“Distanca minimale prej 500 metrash nga shkollat, ndalimi i reklamimit agresiv të lojërave të fatit dhe kufizimet e reja ligjore janë masa konkrete që tregojnë se shteti më në fund po vepron në anën e qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta financiare. Për VLEN, mbrojtja e familjes dhe e rinisë nuk është slogan politik, por obligim moral dhe institucional”, thonë nga VLEN.