Ministrja Janevska: Do të gjobiten prindërit që ushtojnë dhunë ndaj fëmijëve

Një gjë të tillë do ta parashohin ndryshimet e reja ligjore, madje gjoba do të arrijë deri në 250 euro.
Ministrja e Arsimit Vesna Janevska ka paralajmeruar ndryshime ligjore me anë të të cilave prindërit do të gjobiten, nëse do të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Madje-madje saksione ligjore do të ketë edhe ndaj prindërve të cilët do të refuzojnë bashkëpunim me shkollat dhe institucionet arsimore.
Ministrja Janevska thotë se bëhet fjalë për ndryshime e reja ligjore me anë të të cilave parashihen sanskionet ligjore për prindërit, fëmijët e të cilëve sillen në mënyrë të dhunshme. Në konferencën e sotme për media, kreu i Arsimit në Maqedoni sqaroi se me deputetët tashmë po definohen ndryshimet ligjore…