Partia opozitare maqedonase, LSDM, sot përsëri ka kërkuar nga qeveria e Hristijan Mickoskit që t’i jap fund heshtjes dhe paqartësive për çështjen e Nikolla Gruevskit i cili ende ndodhet i ikur në Hungari, shkruan Zhurnal.mk
LSDM kërkoi nga qeveria e Hristijan Mickoskit që të sqarojë nëse e ka bërë kërkesën tek qeveria e re hungareze për ekstradim të tij, ose nëse jo, atëherë pse nuk po e bënë dhe ta bëjë atë pa vonesë.
“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur dokumentet mbërritën në Ministrinë e Drejtësisë. Çfarë duhet të ndodhë saktësisht që ato të dërgohen? Apo Mickoski dhe Îgor] Filkov thjesht nuk duan ta arrestojnë atë?,” tha LSDM në një komunikatë.
“Qytetarët meritojnë një përgjigje të qartë: A janë dërguar dokumentet e ekstradimit apo Mickoski ende po e mbron kriminelin më të famshëm maqedonas?,” vazhdoi tutje partia opozitare maqedonase.
“Mjaft me lojërat. Mjaft më me mbrojtjen e kriminelëve. Dërgoni dokumentet menjëherë! Drejtësi tani!, » bëri ftesën LSDM-ja.
Qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse e ka dërguar kërkesën e re tek qeveria e Peter Magyar për Gruevski, dhe deri në këto momente të këtij shkrimi ende nuk ka reaguar në kërkesën e përsëritur sot nga LSDM-ja./
Zhurnal.mk



