Më 14.05.2026 në ora 16:10 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Koce Metalec” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.P. (20) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një 13-vjeçar nga Shkupi.
Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Shkup, ndërsa shoferi A.P. është privuar nga liria sipas nenit 300 të Kodit Penal. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.





