Pas bisedimeve të sotme midis Donald Trump dhe Xi Jinping, Shtëpia e Bardhë tha se ata ishin dakord që Ngushtica e Hormuzit duhej të rihapej.
Sekretari i Thesarit të ShBA-së, Scott Bessent, ka thënë që mendon se Kina do të përdorë ndikimin e saj mbi Iranin për të provuar të rihapë ngushticën, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Është shumë në interesin e [Kinës] që të rihapet ngushtica”.
“Mendoj se ata do të punojnë prapa skenave deri në masën që dikush të ketë ndonjë ndikim mbi udhëheqjen iraniane”, është shprehur Bessent.
Kina është importuesja më e madhe e naftës në botë dhe Bessent tha se pothuajse të gjitha eksportet e Iranit shkonin në Pekin.
“Kina ka një interes shumë më të madh në rihapjen e ngushticës sesa ShBA-të”, shtoi ai.



