Njoftohet zyrtarisht nëse kafsha e kapur dje është ujk apo qen?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi se kafsha e cila dje shkaktoi panik në lagjen Kozle të Shkupit ishte ujk, dhe jo qen siç u spekulua fillimisht. Ujku është kapur dhe është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ku do t’i nënshtrohet karantinës dhe një trajtimi të posaçëm.

​Sipas informacioneve, ujku kishte një zinxhir dhe ekzistojnë dyshime se ai është mbajtur në kushte shtëpiake. Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar në rrugët e Kozles. Qytetarët e shqetësuar kanë denoncuar se kafsha po lëvizte nëpër lagje, pas cilës gjë u kap me shpejtësi.

Nga Kopshti Zoologjik i përgënjeshtruan spekulimet se bëhej fjalë për një qen me çip. Nga AUV-ja paralajmëruan kontrolle shtesë për të përcaktuar origjinën e ujkut dhe nëse ai mund të jetë sjellë nga ndonjë vend tjetër apo nga ndonjë kopsht zoologjik.
​Ujku do të qëndrojë në karantinë të paktën 21 ditë, ndërsa më pas do të vendoset në një vendbanim të përshtatshëm brenda Kopshtit Zoologjik.