Marrëveshje me SHBA-në, Ukraina synon prodhimin e 3 milionë dronëve

SHBA-ja dhe Ukraina po përgatisin një marrëveshje të re për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, me fokus te teknologjia e dronëve dhe prodhimi i përbashkët ushtarak.

Sipas një draft-memorandumi, Ukraina do të eksportojë teknologji ushtarake drejt SHBA-së dhe do të bashkëpunojë me kompani amerikane për zhvillimin e dronëve.

Marrëveshja synon të shfrytëzojë përvojën e Ukrainës në luftën me Rusinë dhe Iranin për zhvillim teknologjik, shkruan cbsnews.

Në këmbim, Ukraina do të përfitojë investime dhe rritje të kapaciteteve të prodhimit të mbrojtjes me financim amerikan.

SHBA, nga ana tjetër, do të ketë qasje në teknologji të testuar në fushëbetejë.

Ukraina planifikon 3 milionë dronë në vitin 2026, ndërsa SHBA prodhoi rreth 300 mijë në 2025.