Aliu: Infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot tha se infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor

“Kjo javë është një kujtesë për rolin e jashtëzakonshëm që infermierët dhe akusherët kanë në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri në tërësi. Profesioni juaj nuk është vetëm punë, por kujdes i përditshëm, përkushtim, humanizëm dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre. Ju jeni shtylla e kujdesit shëndetësor.

Pa profesionalizmin, sakrificën dhe qasjen tuaj njerëzore, është e pamundur të imagjinohet një sistem shëndetësor cilësor – nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesi”, theksoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në akademinë solemne në Tetovë, të organizuar nga Unioni i Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermiereve Stomatologjike “Për Ne”.

Në fjalimin e tij, ai theksoi edhe angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës, zhvillimin profesional dhe forcimin e stafit në institucionet publike shëndetësore.

Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohje për të gjithë infermierët dhe akusjerët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e tyre të përditshëm ndaj pacientëve.