Më datë 11.05.2026, në ora 18:05, në DPB Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, një automjet transportues i llojit “Scania” me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.J. (45) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.Gj. (89) nga komuna e Rosomanit.
Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i DPB Kavadar. Me udhëzim të prokurorit, shoferi R.J. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.





