Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova e fundit

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re zhvillimi, me rritje të vazhdueshme të të ardhurave për frymë dhe afrimin gradual me standardet ekonomike të Bashkimit Evropian.

Sipas projeksioneve të fundit ndërkombëtare, Serbia dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbajnë vendet e para në rajon për nivelin e të ardhurave për frymë, ndërsa Shqipëria renditet e treta në rajon për të ardhurat për frymë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, shkruan TvKlan.al, transmeton Klankosova.tv.

Rritja ekonomike në Shqipëri lidhet kryesisht me stabilitetin fiskal, zgjerimin e sektorit të turizmit dhe rritjen e investimeve.

Ndërkohë, siç raporton Tv.Klan.al, Kosova mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon, por parashikohet të ketë ritmin më të shpejtë të rritjes në vitet e ardhshme, sidomos nëse vazhdojnë investimet në teknologji, arsim dhe klimën e biznesit.